Kejdi Mehmetaj: Monika
Kryemadhi më këshillon si nënë

Kejdi Mehmetaj: Monika<br />Kryemadhi më këshillon si nënë
Është vetëm 20 vjeçe dhe duket se karriera e saj në politikë ka nisur më mirë nga ç’vetë ajo mund ta mendonte. Sivjet ajo ka kandiduar si deputete në listat e Lsi-së dhe nëse Klajda Gjosha do të lërë mandatin, duke qenë se është ministre, atëherë ajo do të jetë deputetja më e re në moshë në parlamentin shqiptar. E ftuar në emisionin e së enjtes në “Top-show mag”, Kejdi ka treguar më shumë për veten dhe se si u përfshi në politikë.



Gjithashtu ajo ka folur edhe për raportet me Monika Kryemadhin dhe femrat e tjera në LSI. Kejdi është shprehur se shtysa e parë për tu bërë pjesë e LSI ka qenë Erisa Xhixho, ndërsa ka treguar se prindërit e saj kanë ndjekur vazhdimisht karrierën e kreut të LSI, Ilir Meta. Kejdi tregoi se politika është prioritet tashmë në jetën e saj, teksa tha se me Monikën ka një komunikim si nënë e dytë.



“Ajo më këshillon për shumë gjëra, për çdo hap që hedh, ndërsa mbi të gjitha më ka thënë që mos të ndryshoj karakterin me përfshirjen time në politikë”, -ka thënë Kejdi, e cila tha se nëse do të jetë në Parlament do vazhdojë të jetë po ajo vajzë e thjeshtë. Nga ana e gazetarëve ajo u ngacmua nëse kishte të dashur,por ajo u përgjigj se kjo është diçka që nuk i takon momentit por së ardhmes.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Trump 'çimenton' fitoren në SHBA, merr edhe Arizonën! Tani me 312 vota, Harris vetëm 226

Trump 'çimenton' fitoren në SHBA, merr edhe Arizonën! Tani me 312 vota, Harris vetëm 226