Pak orë pas deklaratës së Ilir Metës se duhet një "qeveri besimi" për organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj indirekt i bën thirrje PS, të dorëzojë karriget njësoj si forca politike që ajo përfaqëson.
Përmes një statusi në rrjetin social, Mehmetaj shkruan LSI po sakrifikon për të mirën e vendit
Lëvizja Socialiste për Integrim iu është përgjigjur të Partisë Socialiste që hodhën sot poshtë propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta mbi nevojën e krijimit të një qeverie “besimi” për zbutjen e ngërçit politik në vend.
Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se LSI-ja po sakrifikohet për interesin e vendit dhe se të njëjtën gjë duhet ta bëja edhe PS-ja.
“Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.
Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është radha që secili të heqë dorë nga diçka!
Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”, shkruan deputetja e LSI në Facebook.
Ndërsa thotë se sakrifikohen për interesin e vendit, ironik është fakti se LSI-ja nuk ka qenë për asnjë moment në opozitë gjatë tetë viteve të fundit, por gjithmonë në pushtet.
Kejdi Mehmetaj në Facebook:
"Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike.
Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.

Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com