Kejvina Kthjella ishte mbrëmjen e kaluar në Big Brother, ku u mbajt finalja e madhe. Të gjithë ish-konkurrentët ishin mbledhur në Big Brother Vip, mes tyre edhe Kejvina Kthjella, ndonëse ajo u largua nga shtëpia për shkak të shpullës që i dha Luizit.

Para nisjes së finales, Kejvina tha se ishte me Luizin dhe donte që ai ta fitonte.

Unë mbështes të 4 finalistët por më së shumti mbështes Luizin.

Ti e mbështet luizin edhe pse ai ishte arsyeja që u largove nga shtëpia?

Në fakt arsyeja ishin mendtë e mia, që s’kam kokë.

Në fund, Luiz Ejlli ishte ai që mori çmimin e madh dhe fitoi 100 mijë euro.