Kejvina Kthella dhe Tea Trifoni kanë pasur një debat me Luiz Ejllin gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në një moment modelja i ka thënë këngëtarit që duhet të tërhiqet nga dëshira e tij e madhe për të qenë me Kiarën, pasi sipas saj ka djem më të bukur se ai brenda shtëpisë, madje ka marrë shembullin e Enit, konkurrentit të ri.
“Hapi rrugë Kiarës”, ka qenë “urdhri” i modeles Kthjella për këngëtarin. Ajo ka vijuar më tej bisedën duke thënë se e sheh Kiarën edhe me një konkurrent tjetër në BBVA, me Kristin. Sipas saj, nëse Luizi do t’i linte hapësirë Kiarës, ajo do të lidhej për një javë me Kristin.
Pjesë nga biseda:
"Eni është më simpatik se ti", ka thënë Kejvina.
"Po, s’bëhet fjalë", përgjigjet Luizi.
" Edhe Kristi është më simpatik se ti. Hap rrugë për Kiarën", shton Kejvina.
"Le të vazhdojnë, nuk kam ndalur njeri. Nuk jam budalla, ja kam thënë që ditën e parë, as nuk e kam të dashur as grua dhe as nuk më ka thënë ndonjë premtim", përgjigjet Luizi.
Kejvina: Nuk je ndonjë bukurosh, ndonjë gjë e bukur