Përbërësit:
- 200 gr hurma arabie
- 200 gr miell
- 100 gr arra
- 100 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 2 vezë
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç vanilje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim hurmat në ujë të nxehtë. Largojmë bërthamat dhe i presim në copëza. Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë më rrahës elektrik derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë vaniljen dhe pluhurin pjekës. Sitim miellin dhe e shtojmë gradualisht duke e përzier me lugë druri. Në fund shtojmë arrat dhe hurmat e prera hollë. E shtrojmë brumin e kekut në tavë me letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.