Kek me karrota, arra dhe rrush të thatë

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 200 gr karrotë
  • 100 arra të grira
  • 100 rrush të thatë
  • 200 gr sheqer
  • 1 gotë kos
  • 1/2 gotë vaj ulliri
  • 4 kokrra vezë
  • Kanellë, vanilje

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen, hedhim vajin e ullirit, kosin dhe më pas miellin e situr e shtojmë gradualisht. E përziejmë mirë brumin që masa të homogjenizohet dhe më pas shtojmë karrotat e grira në rende, arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në ujë. Shtojmë kanellë dhe vanilje sipas dëshirës për aromë. E vendosim masën e kekut në një tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.