Kek me karrota

Përbërësit:

  • 200 g sheqer
  • 4 vezë
  • 100 g vaj ose gjalpë i shkrirë
  • 100 ml qumësht
  • Vanilje ose kanellë
  • 3 karrota të grira me rende
  • 100 g arra të coptuara
  • 300 g miell Ola
  • 1 fryrës keku

Përgatitja:

Përzieni mirë sheqerin me vezët, vajin, qumeshtin edhe vaniljen. Shtoni karrotat e grira, e përzieni dhe më pas shtoni miellin me fryrësin. Brumin e vendosni në tavë të lyer me gjalpë dhe miell orizi. Pjekja 50 minuta me 170 °. Bëni provën me një shkop druri edhe e shijoni sipas dëshirës.