Këlcyrë- Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës.
Operacioni është koduar “Mazhan” dhe në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe një armë dhe sende të vjedhura. Krimet bëheshin pasi studiohej zona, banesa shënjestër që do sulmohej dhe me anë të thyerjeve të dyerve apo dritareve.
Denoncimi i fundit është bërë nga qytetari B. M., më datë 18 mars, për bastisjen e banesës së tij, ku ishin vjedhur materiale të ndryshme.
“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mazhan", u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit: J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë”, tha policia vendore.
Baza e grupit ishte një banesë e vjetër në fshatin Maxhan, nga dhe ku mori emrin operacioni. Aty autorët mbanin të fshehura materialet e vjedhura dhe armatimet. Një pjesë e sendeve të vjedhura ishin shitur.
“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
0%
-
Jo
100%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 3
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në lokal në ‘Çelepias’, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50