Këlcyrë/ Shirat shembin rrugën në Katundisht, izolohen 100 banorë

Izolohen gati 100 banorë të fshatit Katundisht, bashkia e Këlcyrës. Aksi që lidh lagjen e poshtme me atë të sipërme është shembur. Kjo për shkak të shirave të shumta dhe humbjes së terrenit që ka në përbërje kjo rrugë!

Infrastruktura rrugore e fshatit është dëmtuar tërësisht, ndërsa reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e rrëshqitjes së tokës duke lënë të izoluar e pa komunikim 4 lagjet Muhaj, Memaj, Çamaj, Kalemaj të Katundishtës.

Teksa i bëjnë apel për ndihmë pushtetit vendor, banorët thonë se ndihen të rrezikuar edhe për banesat e tyre.

‘Kështu nuk ka bërë vaki, po vete 80 vjeç, shumë keq. Ju lutem shumë qeverisë , kryetarëve të gjithëve të na ndihmojnë, rrezikohen të gjithë njerëzit. I gjithë fshati ka mbaruar. Ju lutem vini dorë.’- tha një banor.

‘Na ikën shtëpitë. Jemi pleq, fëmija na kanë ikur, na kanë lënë këtu. Ça të bëjmë tani?’- u shpreh një tjetër.

Makinat e kanë të pamundur të kalojnë, po shqetësim për ta mbetet dhe transporti i të sëmurëve.

‘Jemi te izoluar komplet këtu 4-5 lagje, lagjja Muhaj, Memaj, Çamaj, Kalemaj. Pa rrugë jemi të mbaruar këtu. Kemi fëmijë të vegjël, nënën 95 vjeçe. Ajo ka nevojë për mjek tani po këtu ambulanca nuk vjen dot. Kemi apeluar tek Kryeatri i Bashkisë dhe deri tani asgjë.’- tha një tjetër.

Për kryeplakun e fshatit Katundisht Aliko Muho, banorët e lagjeve të sipërme të Katundishtës, e kanë të vështirë të qarkullojnë.

“Kemi ngelur së pari pa xhade. Ne jemi izoluar si fshat dhe si lagje. Janë 4 lagje që nuk komunikojnë dot për të shkuar në Këlcyrë për të marrë ushqime për bagëtinë. Kemi komunikuar me Bashkinë Këlcyrë dhe kanë filluar që sot nga puna me fadromën. Shpresojmë të bëhet me e mira”.- tha Aliko Muho kryeplak i fshatit.

Nga ana e saj Bashkia e Këlcyrës ka dërguar në terren specialistë për të inspektuar situatën në vend, por investimi për ringritjen e trashesë që ka rënë kërkon fonde mbështetëse financiare.

Një muaj më parë, në fshatin Katundisht katër banesa u shembën si pasojë e rrëshqitjes së terrenit nga shirat.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’