GJIROKASTËR – Në qytetin e Këlcyrës, një person ka debatuar me komisionerët e LSI-së dhe PD-së dhe i ka goditur me grushta. Për këtë arsye, komisionerët kanë njoftuar forcat e policisë, që kanë ndërhyrë për të vendosur rendin.
 
Këtë incident e ka bërë të ditur Policia e Gjirokastrës, e cila saktëson se ai ka ndodhur në qendrën e votimit nr. 4165 në qytetin e  Këlcyrës. Shtetasi Fatjon Merkaj ka debatuar me komisionerët e kësaj qendre votimi dhe ka goditur me grushta dy komisionerët, Agim Allamani i LSI-së dhe Dhimtër Qyra i PD-së dhe është larguara para mbërritjes së forcave të policisë.
 
Më pas, komisioni i qendrës së votimit nr. 4165 ka kërkuar largimin e policisë dhe vazhdimin normal i procesit te votimit. Policia është duke punuar për zbardhjen e këtij incidenti, ndërkohë që votimi në këtë qëndër vazhdon normalisht.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)