Këlliçi me të rinjtë europianë: Në 
Shqipëri, papunësia e të rinjve 33%

Këlliçi me të rinjtë europianë: Në <br />Shqipëri, papunësia e të rinjve 33%
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë së fundmi në punimet e DEMYC, komunitetit të të rinjve europianë, në Shkup të Maqedonisë.

“Këlliçi ndau me delegatët nga e gjithë Europa shqetësimin e tij dhe të rinjve demokratë shqiptarë për situatën e rëndë ekonomike, papunësinë e të rinjve e cila kap shifrat zyrtare 33%, procesin e dekriminalizimit, i cili do të ndalë promovimin e njerëzve me të shkuar kriminale si dhe eksodin masiv të shqiptarëve. Nga ana tjeter, ai informoi të rinjtë Europiane mbi modelin tjetër të cilin ofron Partia Demokratike dhe kryetari Basha i cili që prej fillimit, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë promovimit të të rinjve në parti", thuhet në një njoftim të Partisë Demokratike.

Këlliçi zhvilloi edhe takime me të rinj e zyrtarë në Maqedoni e Kosovë.

“Në përfundim të vizitave në Trevat Shqiptare me përfaqësues të Forumeve Rinore nga Maqedonia, Kosova dhe Presheva u ra dakord për fillimin e bashkëpunimit midis Forumeve Rinore, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin e përbashkët dhe për mundësinë e organizimit në muajt që vijnë të një takimi në Tiranë me të gjithë përfaqësuesit e Forumeve Rinore të Trevave Shqiptare”, përfundon njoftimi i PD-së.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi