Këlliçi në Report Tv: Ka tentativa nga Rama për të vjedhur 25 prillin me mekanizma nga më të ndryshmet! S'premtojmë mrekullira po normalitet

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka deklaruar se qeveria Rama po bën të gjitha përpjekjet për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit, por shton se nuk do ia dalin! I ftuar në studion e Report Tv në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', Këlliçi tha se në 25 prill nuk do jenë votime, si në rastin e 30 qershorit, por ndryshimi, sipas tij i shumë kërkuar.

"Tentativa për të vjedhur 25 prillin vijon me mekanizma nga më të ndryshmet, por jam i bindur që do do ia dalin dot. Tentativa për të manipuluar zgjedhjet, jam i bindur që 25 prill nuk do jenë votime, por ndryshim", tha Këlliçi.

Zërave se opozita e përçarë, Këlliçi tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundazi. Ai theksoi se opozita është më e bashkuar se kurrë me një qëllim të përbashkët për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Sa i përket mënyrës se si opozita do të dalë në zgjedhjet dhe faktit që nuk është arritur ende një marrëveshje në këtë drejtim me aleatët, Këlliçi tha se këto janë teknikalitete.

"Sot Rama është i vetëm si kurrë më parë, ndërkohë që opozita është e bashkuar, me gjithë probleme, ne nuk premtojmë mrekullia, por një Shqipëri normale. Janë teknikalitete të brendshme, është temë diskutimi kur aleatët mblidhen me Bashën dhe është çështje skematike dhe taktike si do luhet në fushatë, ka një kundërshtarë politik që emrin e ka Rama, pastaj si do jetë dalja në fushatë, listat, do i takojnë PD me aleatët. Të gjithë aleatët janë krah PD dhe me një drejtim të caktuar dhe targët të caktuar rrëzimin e kësaj qeveria dhe ka një autor dhe një emër të vetëm që është Edi Rama", shtoi Këlliçi në Report Tv.

Ai ka pasur edhe një koment të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit gjuha e tij shpalos urrejtje dhe vetëm përçmim për qytetarët.

"Gjuha e Ramës shpalos urrejtje dhe përçmim për qytetarët", përfundoi Këlliçi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iku dhe shpresa: 29/12/2020 00:26

    Dikur kishim shpresa per nje PD me intelektuale dhe nje alternative me te mire duhet te presim edhe nja 10 vjet! Tani duhet te shikojme keta qoftexhinjte diletant

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 28/12/2020 22:26

    Ca barbona keta te PD

    Përgjigju
  • peoples: 28/12/2020 22:14

    Nga i ka zbuluar keto te dhena KRRICI/I vogeli i gomarit/.Kjo ngjan me historine Ujku nder dhen..Nga frika genjente fshatare gjithmone dhe kur ujku ra vertet fshataret nu e besuan me .keep going KRRIC po nuk do te besoj me njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja