Këlliçi pa diplomë, Veliaj: S’ka problem, sot ka shkolla nate! Është më e rëndë të jesh klor për të pastruar fytyrën e Berishës

Këlliçi pa diplomë, Veliaj: S’ka problem, sot ka shkolla nate! Është më e rëndë të jesh klor për të pastruar fytyrën e Berishës

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sërish sot mungesën e diplomës së gjimnazit të kandidatit të Berishës dhe Metës, Belind Këlliçi.

“Njeriun nuk e fëlliq gjëja që nuk ka bërë. Një njeri, edhe nëse nuk e ka bërë shkollën e bën më vonë, se ka shkollë nate. Por, njeriun e fëlliq gjëja që ka bërë. Në CV, nëse nuk ke bërë shkollën, mund ta bësh gjithmonë. Por në CV, nëse ke qenë klor për të pastruar fytyrën e Sali Berishës, kjo është diçka që ti nuk e heq dot kurrë. Kush pranon sot të dalë kundër Amerikës dhe të ketë në CV gjithë jetën e tij, që ishte aty si sapun për fytyrën e Berishës, që është sot e papastrueshme, kjo është diçka më e rëndë.

Më e rëndë është të përfaqësosh Sali Berishën, njeriu që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, që ka shkatërruar të gjithë pasurinë e shqiptarëve në vitin ‘97, njeriu që hodhi në erë 26 jetë në Gërdec, njeriun që vrau me plumba në mish në Bulevard, njeriun që sot nuk kalon dot Rinasin. Të përfaqësosh dhe të bëhesh sapun për fytyrën e Saliut është më e rëndë. Të bësh shkollën e mesme ka gjithmonë një shans të dytë dhe unë besoj se për të gjithë duhet të ketë një shans të dytë. Tirana është qyteti i shanseve të dyta. Pas fushatës do kemi kohë për gjithçka”, tha Veliaj i ftuar sot në emisionin Breaking në Top News.

Belind Këlliçi një ditë më parë pranoi edhe se nuk ka diplomë të shkollës së mesme. 

Në intervistën e dhënë Veliaj tha gjithashtu se se teksa kundërshtarët luajnë me lodra nëpër studio televizive, ai vetë është në terren duke bërë punë.

"Disa e kanë luksin të vijnë nëpër studio me lodra dhe të luajnë studio më studio, banak më banak, sepse jeta kështu është ndarë. Disa duhet t’i bëjnë këto punë prej vërteti. Ju kujtoj që ishte Ursula von der Leyen dhe Sharl Mishel me kryeministrin, dy udhëheqësit e BE-së që ishin duke inspektuar në Vorë, aty ku ka ardhur transheja e hekurudhës Tiranë – Rinas. Po! Do të ketë një tren elektrik, por sigurisht nuk bëhet duke luajtur si fëmijë nëpër studio dhe nëpër banaqe. Unë besoj se vendimet merren nga të rriturit dhe nga njerëzit që dinë të bëjnë një projekt, ta financojnë dhe pastaj ta zbatojnë; ne e kishim atë projekt, tashmë e kemi financuar, është financimi i BERZH-it dhe fondet e BE-së, të cilat nëpërmjet Ministrisë së Transporteve sot janë kontraktuar. Mënyra sesi funksionin është që te kthesa e Kamzës, terminali i bashkisë, do të ndahet me terminalin hekurudhor. Kjo do të thotë që tani që kemi fituar gjyqin, kemi saktësuar terrenin dhe tokën, kemi bërë edhe garën, fillon gjysma e bashkisë për të përgatitur terminalin e autobusëve tek kthesa e Kamzës. Sistemi multimodal do të thotë që dikush vjen me tren nga Rinasi dhe pastaj merr autobusin për të shkuar në një qytet tjetër. Ose vjen nga një qytet tjetër me autobus dhe pastaj transferohet me tren për Durrës, ose për Rinas. Ndërkohë që stacioni qytetas është stacioni që do ndjekë paralelisht rrethrrotullimin e Shqiponjës deri tek “Bulevardi i Ri”. Sepse ajo është gjurma që tashmë po hapet, aty ku është shkolla “Andrea Stefani” dhe lidhet kthesa e Kamzës me transhenë e unazës së madhe dhe tek “Bulevardi i Ri”, kthehet vetëm për një stacion qytetas. Në atë moment treni operon vetëm në mënyrë elektrike", sqaroi Veliaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermir: 25/04/2023 17:41

    Këlliçi e ka diplomën e universitetit amerikan, po ti o hipokrit maskarai çfarë diplomë universiteti ke? Asgjë, zero, ti ke vetëm kursin e Sorosit që të përzgjodhi ty dhe ato buçet e tjera sot ministre si qëniet më të ndyra, më perverse dhe më të paskrupullta që frymojnë sot në Shqipëri. Ju keni vetëm “trajnimin„ sorosist se si ta rripni këtë popull deri në palcë për ti kaluar miliardat bosit të organizatës nëpër llogaritë offshore dhe se si tua shpëlani trurin me propagandë mediatike atyre skllevërve që kanë ngel në këtë vend.

    Përgjigju
  • Konjak: 25/04/2023 12:20

    Po qëndroj pakë vetëm tek pjesa ( Më e rëndë është të përfaqësosh Sali Berishën, njeriu që ka veshur më shumë gra me të zeza , që ka shkatërruar të gjithë ) pra si Partia Socialiste që prezanton sotë shtetin Shqiptar dhe cdo SHQIPTARË ç'farë kini bërë gjatë gjithë kësaj periudhë .... Flisni për të tjerët por e vërteta është që fëlliqsia U mbulon dhe ju si xhaketa trupin . Sjamë i asnjë partie por e vërteta është që mbështesë çdo të drejtë Ligjore mbi çdo shtetas Shqiptarë. Diçka që duhet të bëhet dhe nga çdo politikan e jo t'a ketë mëndje se si të korruptojë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare