TIRANE - Surprizues dhe historik e vlerëson kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, propozimin e liderit Lulzim Basha që 35 % e kandidatëve për deputetë në zgjedhje të jenë nga ky forum të rinjsh. I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Këlliçi tha se ky propozim pritet t'i kalojë së shpejti Këshillit Kombëtar të PD-së, ku 270 anëtarët e këtij forumi të lartë të vendimmarrjes në PD pritet t'i thonë "PO" propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha.
"Është një surprizë mjaft e këndshme, e prisnim një vlerësim të kryetarit por jo në përmasa kaq të mëdha. Kryetari i partisë ka marrë një vendim historik. Ne kishim bërë një bisedë me kryetarin e partisë për rritjen e përfaqësimit të të rinjve, por me terma konkretë nuk e kishim diskutuar", tha Këlliçi.
Propozimi që kreu i PD-së Basha bëri këtë të mërkurë ka të bëjë me kandidatët në shkallë vendi që do të jenë pjesë e listës për deputetë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në 2017-ën.
Kreu i FRPD-së e sheh këtë propozim si vlerësim të arritjeve të këtij forumi, siç ishte dhe procesi i fundit i zgjedhjeve të anëtarëve të FRPD-së në rrethe përmes parimit një anëtar një votë.
Por a mund të ketë një beteje "Të rinjtë VS të vjetrit" pas këtij propozimi?
Këlliçi përgjigjet kështu:
"Çdo gjë ka ciklin e saj dhe jam i bindur që ky propozim do të ngjallë një debat të gjerë, por ne jemi shtëpia e lirise, ku për herë ka pasur diskutime, përplasje idesh, dhe jam i bindur që në fund të ditës do të ketë një vendimmarrje të Këshillit në interes të PD-së. Nuk kam ndjerë luftës mes gardës së vjetër dhe brezit të ri".Sipas tij, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike të rinjtë patën një akses më të madh në strukturat vendimmarrëse në parti, siç është zgjedhja për herë të parë e 45 anëtarëve të rinj si pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 10:18
-
Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat
26 Dhjetor, 10:05
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor, 10:00
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 10:00
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor, 09:54
-
Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren
26 Dhjetor, 09:38
-
Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë
26 Dhjetor, 09:34
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19
-
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit
26 Dhjetor, 09:13
-
Elsa Lila sjell në shqip, këngët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
26 Dhjetor, 09:09