Këlliçi:Pse më la Basha jashtë liste
pata ofertë nga një tjetër parti

Këlliçi:Pse më la Basha jashtë liste<br />pata ofertë nga një tjetër parti
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer për herë të parë bisedën e tij me Lulzim Bashën, kur ky i fundit vendosi ta lërë jashtë listave të kandidatëve për deputetë. 

Ai tha se Basha i ka kërkuar një takim pas daljes së listave, për ta sqaruar pse nuk ishte. Pasi, si tha edhe vete, mosqenia e kreut të FRPD, – i pari i zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, – shkaktoi mjaft zhurmë mes anëtarësisë.

Detajet e bisedës janë konfidenciale, por megjithatë unë e shpreha hapur që nuk isha dakord me moskandidimin”.
 
Ai pohoi gjithashtu se, pas përjashtimit të tij nga listat, ka pasur ofertë nga një parti tjetër, duke përjashtuar PS-në, por shtoi se nuk do të largohet nga PD. 

“Nuk kam ndërmend të largohem nga PD, sepse jam ideologjikisht i djathtë”.

Këlliçi tha se FRPD kanë bërë fushatë aktive në Shqipëri, jo për listat, por për logon e PD-së. “Ndaj askush nuk mund të më akuzojë mua apo të rinjtë e FRPD se iu ikëm përgjegjësive gjatë fushatës”- sqaroi Këlliçi, duke iu referuar akuzave të deputetit të ri të PD, Ervin Salianji se FRPD ishte inekzistente gjatë fushatës elektorale.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull