Këlliçi takim me banorët e zonës së 5 majit: Dëmshpërblim për të gjithë banorët që Veliaj u ka shembur shtëpitë

Këlliçi takim me banorët e zonës së 5 majit: Dëmshpërblim për të gjithë banorët që Veliaj u ka shembur shtëpitë

Kandidatit i 'Rithemelimit' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi

TIRANË-  “Dëmshpërblim për banorët që Erion Veliaj u ka shembur shtëpitë” ishte ky premtimi i kandidatit të 'Rithemelimit' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

 “Unë Belind Këlliçi, para jush po ju them që do të dëmshpërblej gjithë banorët të cilëve Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut pa diskutim. Nuk jeni vetëm ju, kjo ka ndodhur në Shkozë, Laprakë, Unazë të Re, Myslym Keta dhe këto shembje bëhen për t`ju vjedhur pronën qytetarëve.

Ajo që ka ndodhur këtu në “5 maj” është në kufijtë e genocidit. Nuk mundesh t’u shkosh qytetarëve të tu me gaz lotsjellës, t`i terrorizosh në mes të natës, të nxjerrësh fëmijët nga shtëpitë në mes të rrugës”, u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Në zonën e “5 majit” Belind Këlliçi premtoi auditim të hollësishëm në Bashkinë Tiranë.

“Unë prokuror dhe gjyqtar nuk marr përsipër të jem por që në atë bashki do të bëhet një audit i plotë i lejeve të ndërtimit, punëve publike, kontratave dhe inceneratorit të Tiranës, këtë ta jap premtim publik.  Për inceneratorin të gjithë ne paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet. Që do të mbajë përgjegjësi bashkia e ata që kanë firmosur, këtë ta garantoj. Me Këtë kryetar bashkie dhe me këtë kryeministër nuk rrezikoni vetëm ju. Këta i kanë vënë syrin gjithë Tiranës për t`iu grabitur pronën qytetarëve. Ky shqetësim që keni ju është prezent në të gjithë qytetin”, u shpreh Belind Këlliçi.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës premtoi se zona e 5 Majit do të zhvillohet e nuk do të jetë më një provincë siç e cilësuan vetë banorët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qaniu: 12/03/2023 18:58

    Mashtrime per fushat sa per te mare votat pastaj gishtin ne by***.

    Përgjigju
  • FATKAR GAZI MERSEPE ÇAFAJ: 12/03/2023 08:48

    Shikoni Blendi Kriçin thot po fitova do dëmshpërblej malokët për tokën e xanme. Pra ky idjot pa shkoll të mesme do dëmshpërblej hajdutin që ka zën tokën që e ka zaptuar e ka qelbur Tiranën. O çe ka gjet Shqiprin me wc si Blendi Kriçi me shok. Të till qenefe vë super qenefi Sali wc.

    Përgjigju
    • Dakord: 12/03/2023 09:36

      Per me keq akoma do ti paguaje me parate tona. Ec e votoje kete gomar. Si mund te jesh kaq i trashe sa per nje lagje ben armik gjithe Tiranen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja