Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka takuar gra të zonës së Kombinatit mbrëmjen e sotme. Ai thotë se ato janë të shqetësuara për projekti e rindërtimit të kësaj zone që kalon mbi shtëpitë e tyre.

Teksa i ka shpjeguar planin e PD për të rimëkëmbur vendin, Këlliçi thotë që Shqipëria të fitojë më 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Postimi në Facebook:

I nderuar që isha pjesë e diskutimit me zonjat në Kombinat. Projekti "Kombinart" kalon mbi shtëpitë e tyre, prandaj janë të shqetësuara se ç'do të ndodhë me to. Transparencë nuk ka. Papunësia është shumë e madhe në Kombinat. Për të shpënë fëmijët në shkollë duhen çizme llastiku. Rrugët janë copë-copë. Pata mundësinë të flisja për programin e PD dhe gjithë angazhimin tonë për të rimëkëmbur vendin. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë që Shqipëria të fitojë më 25 prill. Zonjat e njohin mirë realitetin ekonomik të vendit, sepse shohin çdo ditë në shtëpitë e tyre sa para hyjnë e sa dalin. E shohin kur bëjnë pazar, kur blejnë ushqime e veshmbathje se sa vështirë është të jetosh në këto kushte. Luga bosh e propagandës nuk ushqen askënd. Është koha të bëjmë ndryshimin!