Këlliçi takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë, 'thumbon' Veliajn: Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën

Këlliçi takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë, 'thumbon' Veliajn: Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi

Kandidati i Rithemelimit për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë. Teksa postoi një fotoalbum nga takimi, Këlliçi shkruan në facebook, se ai dhe ekipi i tij ka një paketë zgjidhjes për problemet e kryeqytetit.

Mes të tjerash, deputeti shkruajti se programi i tij do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra duke i quajtur ‘humbje kohe’ premtimet përtej mandidatit, që sipas tij bëhen nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur! Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh. Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.

Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë. Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!”-shkruan Këlliçi.

Në primaret që mbajti Rithemelimi, Belind Këlliçi u zgjodh si kandidat për Tiranën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 26/02/2023 14:06

    Keni kujdes djema degjojeni kellicin, eshte djal I MENCUR. Ky do jua mbush trasten ????????????

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 26/02/2023 16:41

      Kllici osht nje krric gamori, i gamorit te Vicidolit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja