Pushimet e stilistes dhe këngëtares Kelly Osbourne në Karaibe kanë qenë me të vërtetë plot surpriza.

I dashuri i saj Matthew Mosshart i ka propozuar për fejesë në një moment mjaft romantik.

Në intervistën e dhënë për revistën “Hello” çifti ka pozuar së bashku, ku bie në sy dhe unaza në dorën e këngëtares.

kelly osbourne

Kelly ka thënë se nuk është ndjerë kurrë më parë kaq e afërt me një njeri.

“Ne duam të jemi gjithë kohën së bashku”, ka deklaruar më tej Kelly.

kelly osbourne

Ata janë takuar së bashku në vitin 2011 në marteën e supermodeles Kate Moss dhe që prej asaj kohe janë bërë të pandashëm.

Ajo që vlerëson më së shumti këngëtarja te partneri i saj është sakrifica që ka bërë ai duke ikur Nga Nju Jorku drejt Los Angelesit për të qenë me të.

(b.t/shqiptarja.com)