Kelly Preston ndahet nga John Travolta

Kelly Preston ndahet nga John Travolta
Bashkëshortja e aktorit të njohur John Travolta, Kelly Preston, mësohet të jetë ndarë nga ai. Sipas Nation Anquirer, Preston është shprehur se nuk e duron dot më gjendjen e krijuar pas publikmit të akuzave për ngacmim seksual, nga masazhatorët meshkuj.

“Kelly më ka thënë se martesa e tyre ka mbaruar dhe e ka bërë të qartë se ajo nuk jeton më në shtëpinë familjare. Ajo e ka duruar jetën e dyfishtë të John me dekada, derisa sjelljet e tij kanë mbetur nën hije. Por dalja e gjithë kësaj në publik, e ka poshtëruar të. Kelly është krejtësisht e shkatërruar”, është shprehur një burim për Nation Anquirer.

Kohët e fundit aktori është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të këtyre akuzave publike të cilat ai i ka mohuar.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie