Nicole Scherzinger mund ta ketë zëvendësuar atë në X-Factorin britanik, por Kelly Rowland duket më në formë se kurrë në videon e saj më të re. “Summer Dreaming”, titullohet kënga më re e saj, në të cilën këngëtarja vjen shumë “hot”. Kënga e saj është xhiruar në Spanjë dhe Kelly vjen me një look krejt të veçantë dhe me shumë ngjyra. Këngëtarja e cila karrierën e saj e nisi me grupin "Destiny's Child", duket se ka qenë e suksesshme edhe në karrierën e saj solo. Rowland po punon njëkohësisht edhe për albumin e ri, që sipas saj do të ketë më shumë këngë RnB.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com











