Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, po shkëlqen në turneun prestigjioz të xhudos në Abu Dhabi.
Majlinda është kualifikuar në finale të “Grand Slem”-it që po mbahet në Abu Dhabi, pasi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kg e ka mposhtur francezen, Annabelle
Euranie.
Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa “luftë”, ndërsa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida.
Ndërkohë, Nora Gjakova është eliminuar nga ky turne prestigjioz në rrethin e dytë, pasi është mposhtur nga xhudistja kanadeze Catherine Beauchemin-Pinard.
Nora e kishte fituar raundin e parë, duke e mposhtur rusen Tatiana Kazenyuk.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com