Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku është plagosur rëndë një person.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I përplasuri është i gjinisë mashkullore, por ende nuk është bërë me dije mosha dhe identiteti i tij.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.