Këmbimi valutor- Leku zhvlerësohet ndaj valutave kryesore


TIRANË, 17 Shkurt /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku u zhvlerësua në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një dollar këmbehet me 123.23 lekë ose 0.28 lekë më shumë se një ditë më parë.
Këtë fillim jave edhe monedha europiane euro është forcuar. 1 euro këmbehet me 140.37 lekë ose 0.08 lekë më shumë.
Sipas kursit të BSH-së, zhvlerësimi i monedhës shqiptare konstatohet këtë të martë edhe ndaj të gjitha monedhave të tjera të huaja, siç është paundi britanik, jeni japonez apo franga zvicerane.
Ekspertët shpjegojnë se, forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore, ku monedha Euro vlerësohet se e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit. Sipas tyre monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, ruan pozita të forta në tregun vendas si pasojë e kërkesë-ofertës, ndonëse në tregjet ndërkombëtare pozitat e saj ndaj dollarit janë dobësuar.
Ekspertët thonë se, rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë. Gjithësesi vlerat e këmbimit valutor luhaten brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.
 Përditesimi i fundit : 12:16:35 17.02.2015

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
123.23
+0.28

EURO
EUR
140.37
+0.08

Poundi Britanik
GBP
189.63
+0.57

Franga Zviceriane
CHF
132.38
+0.21

Jeni Japonez (100)
JPY
103.72
+0.03

Dollari Australian
AUD
96.22
+0.57

Dollari Kanadez
CAD
99.56
+0.78

Korona Suedeze
SEK
14.74
+0.11

Korona Norvegjeze
NOK
16.38
+0.07

Korona Daneze
DKK
18.88
+0.03

SDR
SDR
174.44
+0.41

Ari(OZ 1)
XAU
150683.77
-984.27

Argjend(OZ 1)
XAG
2076.47
-54.21

e,xh//m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis