‘Kemi edhe det po ejani në Përmet’, Rama në rrugën Përmet-Çarshovë: Do të zgjerohet oferta turistike, mandati i 3-të do jetë i rilindjes së plotë

Gjatë vizitës së tij në Përmet kryeministri Edi Rama ka qenë në kantierin e rrugës Përmet –Çarshovë, për të cilën tha se e kanë premtuar dhe tani është në rrugën e realizimit.

“Kantieri i rrugës Përmet –Çarshovë, për një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare”.

Kryeministri shtoi se kantieri i rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës. Lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, Rama tha se do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit "vetëm det nuk kemi" duke e kthyer në “kemi edhe det po ejani në Përmet”.

“Ndërkohë së shpejti jemi në kantierin e rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, e cila do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës, teksa lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit, që thotë "vetëm det nuk kemi"; motoja e re do të jetë, "kemi edhe det po hajdeni në Përmet.

Do jetë një game changer e jashtëzakonshme. Deti bëhet ofertë komplimentare për përmetin. Tani thuhet kemi dhe det po ejani në Përmet", tha Rama.

Ndërkaq Rama tha se në rrugën Korçë-Erseka hapet loti i 3 hapet vitin e ardhshëm.

“E kemi premtuar dhe tani është në rrugën e realizimit po ajo që dua të përsëris nuk është vetëm për Përmetin dhe Korçën por për të gjithë zhvilllimin e mëtejshëm të turizmit. Kush shkon në korçë të ketë mundësi të kalojë dhe këtej.

Mbyllet vitin e ardhshëm Korçë Erseka loti i 3 hapet vitin e ardhshëm ndërkohë që është bërë një rrugë fantastike pjesa që është ndërtuar. E ka lehtësuar shumë ndërlidhjen bëhet për 15 minuta e pak Korçë Ersekë. Me Ersekë Leskovik Përmet ndryshon gjithçka , procedura është hapur.

Kush e ka pritur më parë duhet të ftillohet për faktin se  nga e thëna në të bërë është në mes deti i procedurave kontratave. Mandati i 3 do të jetë mandati i rilindjes së plotë, të rritjes së zinxhirit të vlerës në këtë zonë. Ka dhe një element tjetër. Deri dje dukej si ëndërr. Faktikisht Korça Kolonja Leskoviku brenda Kolonjës, dalin në det për 45 minuta nga këtu, ndërkohë për 1 orë e 45 minuta nga andej”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama takim me gra në Përmet: Të krijohen dyqane me ushqime tradicionale që sjellin shumë të ardhura! Çuçi: Shumë shpejt produktet lokale do të dalin në tregje e huaja


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja