Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Ai tha se institucionet kanë përpara një sërë projektesh dhe angazhimesh, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional.

 “Tani kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe aso që kanë nisur më herët, edhe aso që i fillojmë tani”, tha Kurti.

Ai e cilësoi zgjedhjen e Shiroka-Pulës në krye të shtetit si një lajm të rëndësishëm.

“Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar, jo vetëm i muajit tetor”, u shpreh Kurti.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Pak orë pasi u zgjodh me 81 vota në Kuvend, Justina Shiroka Pula merr detyrën e Presidentes: Të bashkëpunojmë për sfidat e vendit tonë!