'Kënaqësi, por e vështirë'! Daja bëhet gati për supersfidën me Vllazninë! Memelli: Skënderbeu s'ka presion për rezultatet

Supersfida e javës së 12 të Superligës do të luhet të mërkurën në Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të kuqtë kërkojnë vazhdimësinë pas dy fitoreve të fundit, me qëllim për të luftuar për titull, ndërsa shkodranët nuk mund t’i lejojnë vetes një tjetër hap fals.

“Përballjet me Vllazninë janë përballje që kanë brenda edhe kënaqësinë edhe vështirësinë sepse shkodranët luajnë një futboll të hapur. Kjo shihet edhe në golavarazh, pasi kanë shumë të shënuar,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

“Për mu do ishte kënaqësi fitorja. Kam luajtur edhe tre vite me fanellën e Partizanit, por tani jam këtu dhe do mundohem të jap maksimumin,"-deklaroi Esin Hakaj, futbollist i Vllaznisë.

Ndërkohë po të mërkurën në orën 16:45 Skënderbeu që lufton për mbijetesë do përballet me Egnatian, që ka po të njëjtin objektiv.

“Skemi presion të rezultateve sepse performanca ka qenë e jashtëzakonshme. Unë kam folur me stafin, me drejtuesit, me presidentin edhe çdo gjë është brenda pritshmërive,”-tha Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

“Gjëja e vetme që mendoj se na ka munguar personalisht është fati. Mendoj që është një ndeshje ku do në kthehet edhe fati, do japim maksimumin dhe do dalim nga ndeshja me tre pikë,”-u shpreh Leard Sadriu, futbollist i Skënderbeut.

Ndeshja e fundit për javën e 12 të Superligës luhet të enjten mes Kukësit dhe Laçit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë