Këndi i lojërave te Liqeni, përplasje
padish mes Bashkisë dhe PD-së
Pas protestave dhe përplasjeve fizike mes policisë dhe përfaqësuesve të opozitës, ku këta të fundit kundërshtonin ngritjen e parkut të fëmijëve tek Kodrat e Liqenit Artificial tashmë ka nisur përplasja në rrugët e gjyqësorit.
TIRANË - Pas protestave dhe përplasjeve fizike mes policisë dhe përfaqësuesve të opozitës, ku këta të fundit kundërshtonin ngritjen e parkut të fëmijëve tek Kodrat e Liqenit Artificial tashmë ka nisur përplasja në rrugët e gjyqësorit. Dy ditë më parë ka qenë pikërisht Drejtoria Juridike në Bashkinë e Tiranës ajo që ka ngritur një padi për Partinë Demokratike për dëmet e shkaktuara në bashki gjatë protestës për këndin e lojërave tek liqeni. Ndërsa dje, opozita depozitoi një padi kundër disa insitutcioneve që lejuan ngritjen e parkut tek Kodrat e Liqenit.
PaditëDy ditë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës bëri me dije se është bërë një kallëzim penal për Partinë Demokratike. “Kam bërë kallëzim penal për Partinë Demokratike, sepse këtë herë nuk duhet kaluar vetëm me gjobë prishja e pronës publike. Këtë herë kam bërë kallëzim penal për vandalizëm” ka pohuar Veliaj dy ditë më parë. Por, nuk vonoi dhe Partia Demokratike bëri kallëzim penal në prokurori sot për Drejtuesit e Policisë së Tiranës, IKMT, INUV, Inspektoratin e Mjedisit dhe firmën Grand, për ndërtimin e paligjshëm tek Parku i Liqenit të Tiranës.
Sipas PD-së, institucionet në fjalë kanë manifestuar dhunë e arbitraritet në çdo rast ndaj qytetarëve të vendit, edhe për vendosjen e një dritareje apo rregullim çatie, ndërsa kur është fjala për ndërtimin e paligjshëm të Erion Veliajt ato nuk kanë vepruar. Kallëzimin penal, e depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji. “Sapo dorëzuam një kallëzim të ri në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm, për prerjen e drurëve dekorativë dhe frutorë dhe për mos marrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme, për pengimin e së drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar” ka pohuar Salianji.
Sipas tij, janë kallëzuar penalisht Policia e Shtetit, konkretisht Ervin Hodaj si drejtor i Policisë së qarkut të Tiranës, Ermal Muça zëvendësdrejtor, Dhimitër Ziu si zëvendësdrejtori i Sigurisë, Agim Hoxha si shef i komisariatit nr-1 në Tiranë, Andi Banushi zv-shef i komisariatit nr 1 në Tiranë, Ilirjan Hasanaj si shef i rendit në komisariatin nr 1 në Tiranë, Dallëndyshe Bici si drejtoreshë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një ndërtim të paligjshëm në mes të Tiranës. Po ashtu është kallëzuar edhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, z Skerdi Drenova, kryeinspektorin e Agjencisë së Mjedisit dhe shoqërinë ndërtimore për ndërtimet e paligjshme që kryhen në këtë zonë të Tiranës.
Përplasja Ndërtimi i parkut të lodrave tek Kodrat e Liqenit Artificial është edhe shkaku kryesor i përplasjes mes opozitës dhe Bashkisë së Tiranës. Ndërsa kjo e fundit tregohet e vendosur për të vazhduar projektin e saj për ndërtimin e parkut që do të jetë në funksion të të rriturve dhe fëmijëve, opozita vazhdon të kundërshtojë ndërtimin e tij duke ndjekur të gjitha rrugët e mundshme.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4020
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20