TIRANE - Partia Demokratike kallëzoi sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e këndti të lojrave për fëmijë brenda Parkut të Liqenit të Tiranës, që sipas tyre është i paligjshëm. PD akuzon kryebashkiakun për "shpërdorim detyre" dhe "ndërtim të paligjshëm"
Këtë të mërkurë Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Salianji, depozitoi në prokurori kallëzimin penal ndaj Veliajt.
“Sapo dorëzuam në Prokurori një kallëzim penal për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm dhe për shkatërrim të pronës publike. Siç jeni në dijeni, dje qytetarët e Tiranës në dy aksione të ndryshme e kanë shkatërruar dhe e kanë hedhur poshtë ndërtimin e paligjshëm që kërkon të bëjë kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj në një zonë të mbrojtur, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës. Siç e dini, ndërhyrja aty bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës i cili me pretekstin që kërkon të ndërtojë park lojërash për fëmijët do bëjë edhe një lokal për klientët e vet e më pas do ti ndryshojë destinacionin parkut të Tiranës që të ketë mundësi të ndërtojë ashtu siç ka miratuar edhe planin për hyrjen e parkut që të ndërtojë në të pallate shumëkatëshe. Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës, ashtu siç nuk e lejuan dje ndërtimin e paligjshëm të kryetarit të bashkisë Veliaj”, tha ai.
Salianji paralajmëroi aksion të fuqishëm qytetar, nëse Veliaj nuk heq dorë nga ky ndërtim i paligjshëm.
“Do ta ndalojnë përsëri sa herë të ketë shkelje ligji dhe në rast se insiston për ta prishur të vetmin park që i ka mbetur qytetit të Tiranës atëhere qytetarët do ta nxjerrin nga zyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës”, tha Salianji.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com