Që në fëmijëri shumë prej femrave ëndërrojnë të jenë princesha dhe presin Princin e Kaltër derisa një ditë e kuptojnë që jo të gjitha mund të bëhen të tilla.

Ndërsa për modelen amerikane Kendra Spears një ëndërr e tillë është bërë realitet.

Ajo është kthyer nga një modele në një princeshë.

kendra spears

25 vjeçarja është martuar me princin Rahim Aga Khan në një ceremoni tradicionale muslimane në Gjenevë të Zvicrës.

Modelja bukuroshe kishte pamjen e denjë për të qenë një princeshë me një veshje me fije ari dhe aksesorë të cilët nxirrnin në pah delikatesën e saj.

kendra spears

Tanimë Kendra do të njihet si Princeshë Salwa Aga Khan.
kendra spears

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)