Kënetë, inaugurimi i Gjendjes Civile
Tahiri: Ju shërben 43 mijë banorëve

Kënetë, inaugurimi i Gjendjes Civile<br />Tahiri: Ju shërben 43 mijë banorëve
Këtë të mërkurë është inaguruar Zyra e Gjendjes Civile në Kënetë të qytetit të Durrësit. I pranishëm në inagurim ka qenë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ku është shprehu se tashmë qytetarët nuk kanë më nevojë të bëjnë më kilometra për të shkuar për të marrë një certifikatë.
 
Banorët do kenë mundësi të marrin shërbime në këtë zyrë, përfshirë: regjistrimin në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile; lëshimin e dokumentit të identitetit, të certifikatave të lindjes, familjare, të martesës apo vdekjes, etj.

Njësia administrative Kënetë është krijuar në vitin 2004 me vendim të Këshillit Bashkiak. Prej krijimit, aty nuk ka pasur shërbim të Gjendjes Civile. Kjo njësi ka 43 mijë banorë, të gjithë ardhur nga mbarë Shqipëria.
 
Prononcimi për mediat i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri:
 
Mes nesh ka gati dy kohë. Pra nëse ju jeni të interesuar për atë që ndodh në politikë zakonisht, këta njerëz janë të interesuar për sa i shërbejmë ne qytetarëve. Jo vetëm këtu, por në gjithë Shqipërinë.
 
Këtu jemi në Durrësin e Ri, thuajse një qytet i tërë i cili po shndërrohet i tillë falë investimeve në infrastrukturë.
 
Ndërkohë që mbi 40 mijë banorë kanë më se 10 vite që nuk merrnin as shërbimet më minimale si ato të Gjendjes Civile. Dhe ishte e pakonceptueshme që të bëje dhjetëra kilometra për të shkuar për të marrë një certifikatë. Kjo nuk ndodh. Ndaj, me qeverinë e kaluar që vendosi të kthente në Njësi Administrative, duhet të kishte ndodhur që këtyre njerëzve t’u jepej një mundësi për të marrë shërbimet, siç është dhe patjetër Zyra e Gjendjes Civile.
 
Ky është saktësisht shembulli si mund të vihet, mund të premtohet për qytetarët, mund të ketë lloj-lloj përbetimi, në çdo fushatë ju vijnë në derë me çdo angazhim e premtim, por ku vjen puna qytetarët janë ata që harrohen. Kjo është Shqipëria që lamë pas. Dhe kjo dallon shumë nga Shqipëria që po ndërtojmë për të ardhmen, nga “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, ku kanë rëndësi jo fjalët, por puna.
 
Unë e di që deri dje shumë nga ju shkonin disa kilometra për të marrë një certifikatë. Sot, mbi 40 mijë qytetarë të gjitha shërbimet e Gjendjes Civile i kanë këtu.
 
Kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme. Dhe jam shumë i bindur, ne e dimë që kjo është e pamjaftueshme për gjithçka ka nevojë kjo zonë. Por, po e nisim nga gjërat që bëhen, duke ndërtuar besimin reciprok me ju dhe me ço qytetarë të kësaj zone.
 
Sepse kemi ende nevojë për të bërë gjëra më shumë. Por mbi të gjitha kemi ende nevojë për besimin tuaj, duke iu treguar se po: Ne punojmë. Dhe po kemi nevojë për besimin tuaj për të bërë ato që nuk janë bërë kurrë më parë.
 
Kjo zyrë këtu mbrapa është shembulli i së shkuarës i qeverisë që kishim, që i la këta qytetarë të bënin dhjetëra kilometra vetëm për të marrë një certifikatë. Ndaj mungonte shërbimi i Gjendjes Civile.
 
Ne sot hapim këtë zyrë të re ku çdo shërbim i Gjendjes Civile është për qytetarët e zonës.
 
Ndërkohë do vazhdojmë, pa asnjë diskutim, me gjithçka tjetër i ka munguar kësaj zone, ashtu siç po bëjmë në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qytet, në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi të bindur t’i dedikohemi punës dhe jo llafeve.
 
Unë e kuptoj që politika ju del nga televizori me lloj-lloj historish, por ajo që ka rëndësi në fund të ditës për qytetarët, ajo që ka rëndësi në fund të ditës për ju është puna. Jam shumë i bindur se dhe sot kur të shkoni në shtëpi, pasi të dëgjoni lajmet të paktën do jeni të qetë se një gjë që ju mungonte prej 10 vitesh sot e keni efektive këtu në Durrësin e Ri, që është zyra e Gjendjes Civile dhe po kështu do të bëjmë edhe me infrastrukturën, me investimet në Durrësin e Ri dhe në çdo lagje dhe çdo qytet të Shqipërisë.
 
Pyetje gazetari: Zoti ministër, kjo nuk u bë në prag të fushatës elektorale...
 
Ministri Tahiri: Jo ka një vit që punojmë bashkë me Vangjushin, me Bashkinë e Durrësit, me administratorin për ta bërë realitet. 10 vitet e mungesës së kësaj zyrë nuk zhbëheshin dot brenda një dite. Na u desh mbi një vit punë për bazën ligjore dhe për infrastrukturën për ta bërë realitet funksionimin e kësaj zyre.
 
Ne mund të vinim dhe më herët dhe të thoshim që kemi ndërmend të hapnim një zyrë.
 
Kemi ndër mend që të shërbejmë për këta qytetarë me shërbimet e Gjendjes Civile. Nuk e bëmë këtë sepse ne flasim me punën. Për ne ka rëndësi që qytetarët të marrin shërbimin që ju takon. Për ne ka rëndësi që qytetarët të bëjnë vetë dallimin e të shkuarës me harresë dhe braktisje dhe të tashmes me punë dhe të ardhmes me besimin reciprok që do bëjmë një Shqipëri më të mirë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve