Kënga e grupit legjendar Led Zeppelin ‘shkon’ (përsëri) në gjyq të Hënën

Kënga e grupit legjendar Led Zeppelin ‘shkon’ (përsëri) në gjyq të Hënën

Led Zeppelin & Spirit

Biznesi muzikor do të përjetojë një ‘Deja Vu’ këtë javë kur Led Zeppelin të shkojë përseri në gjykatë për t'u përballur me akuzat e të drejtave të autorit për këngën e tyre më të famshme ‘Stairway to Heaven’.

Michael Skidmore, përfaqësuesi i kitaristit të grupit ‘Spirit’, Randy Wolfe, akuzon Led Zeppelin se ka vjedhur notat hapëse luajtur në kitarë nga Jimmy Page të këngës ‘Stairway to Heaven’ kompozuar në 1971 , nga kënga ‘Taurus’  e kompozuar në vitin 1968 nga ‘Spirit’. Led Zeppelin do të paraqitet para Gjykatës së Apelit në San Francisko SHBA për tu përballur me akuzat. Në 2016 gjykata vendosi se “Stairway” nuk cënon “Taurus” por një juri e re urdhëroi për një senacë tjetër në 2018 për shkak të gabimeve gjatë procesit gjyqësor.

Gjyqi ka fituar shumë vëmendje të re sidomos pas çështjeve të fundit në lidhje me të drejtat e autorit kundër këngës “Dark Horse” të Katy Perry dhe “Thinking Out Loud” të Ed Sheeran. Tani të gjithë sytë janë në çështjen  Zeppelin – Spirit për shkak të natyrës ikonike dhe legjendare të këngës si dhe kornizës më të gjerë se si mund të zbatohet ligji për të drejtat e autorit. Në gjyqin fillestar Zeppelin – Spirit, gjykatësi u tha juristëve se “Elementët muzikorë të zakonshëm siç janë notat teke, oktavat  dhe sekuencat e shkurtra të përbëra nga tre nota nuk i përfshin ligji për të drejtat e autorit” por juria e re citoi se duhej t’u ishte thënë që “notat te zgjedhura dhe të luajtura sipas një mënyre origjinale mund të prekën të drejtat e autorit”.

Çfarëdo rezultati që del nga çështja Zeppelin – Spirit ka të ngjarë të ketë pasoja të gjera jashtë muzikës, arsye kjo pse avokatët nga industri të ndryshme po shikojnë çështjen me shumë interes./ Përgatiti: Gabriel Ceno

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër