Kënga e re? Era Istrefi: Jam bërë
si politikane që s’mbaj premtimet

Kënga e re? Era Istrefi: Jam bërë<br />si politikane që s’mbaj premtimet
Këngëtarja tashmë me famë botërore Era Istrefi, pa dyshim që është një ndër këngëtaret më të suksesshme të këtij viti.

Hiti i saj ‘’Bonbon’’ është dëgjuar në mbarë botën. Teksa të gjithë presin një tjetër projekt të sajin, në një intervistë për ‘’Wake up’’ në Top Channel, Era ju ka kërkuar ndjesë fansave për vonesën dhe u ka premtuar se shumë shpejt do të vijë me këngë të reja.
 
“Premtova që do të dilte në tetor një këngë e re dhe për këtë ndihem keq, si një politikane që s’mban premtimet”,
- është shprehur këngëtarja me humor gjatë intervistës.

Kjo nuk do të thotë që Era është duke pushuar, përkundrazi. Këngëtarja është duke punuar mbi një album dhe vitin e ardhshëm do të rikthehet me hite të tjera.

“Ndërkohë kam punuar dhe kam gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga mbarë bota. E di që do të pëlqehen shumë, veç kërkoj dhe pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por kam futur edhe diçka në shqip”,- ka shtuar këngëtarja.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës