Kënga “Love Song To The Earth” si thirrje për ruajtjen e mjedisit

/ ATSH /- "Love Song To The Earth" është këtë vit kolona zanore e thirrjes për veprim për të ruajtur Tokën. Ajo përshkruhet si kënga me fuqinë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe me fuqinë për të ndryshuar botën.
Çdo herë që kënga blihet, transmetohet ose ndahet me të tjerë, të ardhurat shkojnë drejt organizatës mjedisore Miqtë e Tokës në përpjekjet e tyre për ruajtjen e lëndëve djegëse fosile, për uljen e emetimeve të karbonit dhe për veprimtaritë e Fondacionit të Shteteve të Bashkuara për të frymëzuar veprim ndërkombëtar për ndryshimet klimatike.
Erich Pica, President i Organizatës Miqtë e Tokës, shprehet se "Love Song to the Earth" po kthehet në një fenomen ndërkombëtar dhe refreni ynë botëror po tërheq vëmendjen e liderëve, por zërat tanë mund ta ndihmojnë Tokën nëse këndojmë së bashku. Ne duhet të veprojmë së bashku.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh