Kënga me poetike në Sanremo 2021, 'Një milion gjëra për të të thënë' e Ermal Metës (VIDEO)

Me këngën e tij, “Një milion gjëra për të të thënë” Ermal Meta këndoi në Festivalin Sanremo 2021 poezinë e një dashurie të vërtetë.

Ja përse na ka pushtuar me dëgjimin e parë. “Pa emër unë, pa emër ti. Do të flasim derisa një emër të mos na duhet më. Pa nxituar unë, pa nxituar ti. Do të vuajmë butësisht për të kuptuar njëri-tjetrin më shumë”...

Edhe kështu nis “Një milion gjëra për të të thënë”, kënga e Ermal Metës, në skenën e Sanremos, duke u bërë një nga tekstet më poetik të këtij edicioni që prek thellësisht kordat e shpirtit. E kënduar kjo këngë nga Ermal Meta, që përherë ka treguar përmes diskografisë së tij elegancë, duke përkëdhelur me shumë delikatesë vorbullat e emocioneve njerëzore dhe dashurive të papritura, të cilat mbesin kushedi për sa kohë pezull, shkruan “Vanity Fair”.

Rikthimi i tij në Sanremo, pas tre vitesh,  nga fitorja në duet me Fabrizio Moro-n, nga e cila u rendit në vendin e pestë në Eurovision, nis pikërisht nga këtu: Nga një këngë dashurie dhe shumë intime e kompozuar nga Ermal Meta tre vite më parë, e mirëmenduar për zërin dhe pianon.

“Kam një milion gjëra për të të thënë, por nuk them asgjë. Në një det ditësh të lumtura mbytet mendja ime”, këndon Ermal Meta, disa ditë para publikimit të albumin “Tribu urbana” (12 mars), duke kujtuar jo vetëm natyrën thelbësore të një kontakti, por edhe nevojën për të ndarë udhëtimin me një njeri tjetër, me dikë që na kompleton dhe që është "stacioni im, ndërsa unë jam udhëtimi yt".

“Nëse nuk arrij që të ngrihem do të qëndrojë përtokë me ty. Do të kesh zemrën time, duke rrahur për dritën e syve të t’u”, këndon ndër të tjera kantautori me origjinë shqiptare Meta, duke insistuar për gjërat që nuk arrijmë të themi dhe për ‘mbrojtjet’,  duhet që duhet t’i shmangim, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje të mirëpresim ata që janë afër nesh.

"Një milion gjëra për të të thënë, por nuk them asgjë", përfundon Meta. Me shpresën që ai përqafim, megjithëse metaforik, mund të arrijë tek të gjithë spektatorët nga shtëpia.

Nata finale e edicionit 71 të Sanremo-s nën prezantimin e Amadeus dhe Fiorello-s.do të jetë në datën 6 mars. Ndërsa, në garë për çmimin e parë janë 26 këngëtarë. Këtë vit, për shkak të pandemisë, Sanremo po zhvillohet pa prezencë të publikut.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari