Veshur me kostumet kombëtare, nxënës e studentë të Liceut Artistik u bënë bashkë mbrëmjen e së enjtes, në sallën Tonin Harapi, për të jetësuar në skenë vlerat e tabanit.
Koncerti “Këngët e vendit tim” , nën drejtimin artistik të Eugent Mumajesit, përmblodhi këngë popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
Një projekt i iniciuar nga artisti Ramadan Sokoli. Repertori i trashëguar edhe në bankat e Liceut, tenton të afrojë brezin e ri të artistëve me muzikën vendase, e pse jo, ta shohin Ansamblin Popullor, si një mundësi për të çuar më tej punën 65-vjeçare që është bërë në të...
Koncerti u mbajt në kuadër të Tiranës, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe mendohet të prezantohet edhe në të tjera salla, apo në sheshe.