Ministri Blendi Gonxhja ka ndjekur nga afër “Vajzë Fest” në Selenicë të Vlorës ku sigurisht është nderuar edhe polifonia labe. Grupi Amantia, me të cilin ministri i Kulturës ka postuar edhe foto, ka sjellë performanca të veçanta.

S’ka munguar as një prej artistëve të shquar të Vlorës, Nazif Çela si dhe mjeshtri i fyellit, Vendim Kapaj, meloditë e të cilit u përzgjodhën edhe për filmin hollivudian, “The Odyssey.”

“Me grupin Amantia, në Parkun Arkeologjik të Amantias, me këngët labe; “Labëria ime, Mal o Gur i çmuar..”, “Këngët Shqiptare, Këngët e mia”, “Ismail Qemali me derte”…, me Nazif Çelën e madh dhe Vendimin e fyellit magjik, tashmë i famshëm kudo, për Vajzë Festë, edicioni IV, pranë fshatit Vajzë, Bashkia Selenicë!”, shkruan Gonxhja krah postimit.