Renis Gjoka është një prej emrave më të mirë në muzikën shqiptare. Ai ka treguar ndër vite se jeta e tij priivate është e paprekshme nga media. Renisa ka treguar se është në lidhje prej 10 vitesh dhe këtë askush nuk e dinte. Por ai ka surprizuar të gjithë me lajmin e bukur që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Renisi ka zbuluar se është bërë baba për herë të parë dhe këtë gjë e ka treguar përmes një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto, në të cilën shihet duke mbajtur fëmijën shtrirë, por pa i zbuluar fytyrën. Renisi ka treguar se është bërë baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aura.
Përkrah fotos së publikuar, Gjoka ka shkruar: “Dashuria e jetës sime…Aura”. Menjëherë pas këtij postimi artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij.