Këngëtari Labinot Rexha përfshihet në aksident, apeli pas përplasjes: Faleminderit Zot, kuptova që pasuria e fama s’janë asgjë

Këngëtari Labinot Rexha përfshihet në aksident, apeli pas përplasjes: Faleminderit Zot, kuptova që pasuria e fama s’janë asgjë

Labinot Rexha, kengetar

Këngëtari Labinot Rexha është përfshirë mëngjesin e djeshëm në një aksident.  Rexha ishte duke shkuar drejt Zvricrës, kur për shkak të kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të dëborës është përplasur me makinën ku ndodheshin edhe familjarë të tij.

Ndërkohë që vetë Rexha sqaron se nga aksidenti nuk ka patur lëndime serioze, as ai dhe as familjarët e tij.

Ai shkruan në rrjetet sociale:

“Oh Zot, faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për në Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë.

O Zot, begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera, se sot e sigurt që do të humbja veten dhe tërë familjen.
Nuk kishte asgjë me keq kur për 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes. Kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zerin e djalit tim të vogël, Aliut, që më tha që jam mirë.

Oh Zot, faleminderit, faleminderit, faleminderit, Ti je mëshirues, mëshirëbërës!”

Postimi i Labinot Rexhës në rrjetet sociale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët