Këngëtari më i kërkuar i momentit, ja sa mund të paguhet Luiz Ejlli për koncert

Këngëtari më i kërkuar i momentit, ja sa mund të paguhet Luiz Ejlli për koncert

Luiz Ejlli

Që pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, këngëtari Luiz Ejlli ka qenë në krye të listës të më të kërkuarve për koncerte gjatë verës. Ai ka mbajtur koncert edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por diskutimet mbi pagesën që mund të marrë këngëtari shkodran në koncertet e mbajtura kanë qenë të shumta me shuma nga më të ndryshmet. Duke folur për këtë pjesë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka shuar kureshtjen e shumë personave lidhur me pagesën që merr fituesi i BBVIP2 në koncerte.

Ai tha se ka kontaktuar Luizin për një koncert dhe ky i fundit i ka kërkuar 30 mijë euro.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro.”- ka treguar ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur