Artistja e njohur dibrane, "Mjeshtre e Madhe", Liri Rasha e shoqëruar nga ansambli "Azis Ndreu" mbajti koncert recital, duke mbushur sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë.
Performanca e Liri Rasha shoqëruar dhe nga Ilir Shaqiri u duartrokit nga publiku.
Koncerti i përmbushi pritshmeritë thotë këngëtarja Lirie Rasha, e cila prezantoi me mjeshteri kengen dibrane.
Koncerti recital zgjati rreth 2 orë, duke mbajtur të mbërthyer publikun lezhjan dhe dibran. Në mes të publikut ishin dhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.