Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ka dhënë një lajm mjaft të bukur për vitin 2023.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Favorit” ajo ka konfirmuar lidhjen e dashurisë duke zbuluar se mund të martohet në vitin 2023.
Moderatori i bëri një pyetje që është viti 2023 viti i dasmës tënde? Këngëtarja u përgjigj hajt po them po dhe qeshi. Moderatori i thotë je në lidhje? Ajo u përgjigj po.
Gjatë një interviste për “T7”, artistja u shpreh se akoma nuk ka vendosur se kur do bëhet nuse, por “ka ardhur koha për ta marrë atë vendim”. “E ke zgjedh vellon?”- e pyeti moderatori. “Nuk është vello që të marton me dikë. Akoma nuk e kam zgjedhur, s’kam vendosur akoma por duhet ta marr këtë vendim”, u shpreh këngëtarja.