Këngëtarja shqiptare xhiron filmin e parë në Itali (VIDEO)

Këngëtarja Evi Reçi

Evi Reçi është një këngëtare e dashur për publikun dhe muzika ajo ku identifikohet më shumë është pop. Evi Reçi nuk ka frikë të guxojë dhe të marrë përsipër projekte të mëdha e ambicioze edhe jashtë muzikës. Prej një viti ne e shohim atë çdo pasdite në ekranin e Vizion Plus, duke pasur rolin e rëndësishëm të autores dhe moderatores së programit.

Një projekt tjetër interesant dhe tërësisht ndryshe nga ajo çka jemi mësuar ta shohim këngëtaren dhe moderatoren, do të jetë aktrimi. Po, po! Evi Reçi do të jetë pjesë e një filmi ndërkombëtar dhe këtë ajo e konfirmoi pas ‘ngacmimeve’ nga moderatorët e emisionit të mëngjesit ‘Rreze Dielli’, në Report TV, Albano Musta dhe Suada Daci. Evi u shpreh:

“Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion Italian. Nuk është I pari, do të vijojë dhe një I dytë. Personazhi që do luaj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur.”

Evi Reçi në studion e "Rreze Dielli"

1/2
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot