'Keni 48 orë kohë'/ Të dënuar për trafik narkotike, kush janë 4 vlonjatët që OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë

'Keni 48 orë kohë'/ Të dënuar për trafik narkotike, kush janë 4 vlonjatët që OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë

Foto ilustruese

VLORË- Vlora është ndalesa e radhë e Operacionit Forca e Ligjit, ku i kërkon 4 të dënuarve që të deklarojnë burimit e të ardhurave.

Report Tv mëson se u është dërguar formulari Julian  Toros, Viktor Shorajt (alias Robert Toro), Dino Abazit dhe Daniel Nikajt.

Si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. T., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
V. Sh. alias R. T., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
D. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Mbajtja e substancave narkotike";
D. N., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/08/2020 15:24

    Keta te OFL u ben shum qesharak ne fillim menduam se do benin namin po keta jan kot po kot fare..ikni o ikni se lat nam ..

    Përgjigju
    • Loni: 17/08/2020 19:33

      Po show mediatik o flori pse cfare kujtove to do benim namin... Me laro do merren se ja kepusin koken ato qe duhet te merren...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale