Ambasada amerikane njofton se në datën 7 Maj do të dalin përgjigjet për fituesit e lotarisë amerikane.
Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për t'u paguar.
"Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.
Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Me “lloto” kërkojnë hamall, hamej dhe vetëm hamej. Kokat Amerika i mer pa lloto!
Përgjigju