Dita e sotme në të gjithë vendin do të karakterizohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në përgjithësi do të ketë një mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.
Meteoalb parashikon që sot nuk do të ketë ndryshime të mëdha të temperaturave. Ato do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.
Ndërkohë që Kosova do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por priten edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 16°C.