Mbi vendin tonë sot do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira të herë  pas hershme gjatë paradites. Të njëjtat kushte të motit vijojne dhe gjatë pasdites e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  9°C verilindja deri në 36°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë e lehte me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë, sipas meteoalb.

Rajoni dhe Europa
Lindja e Europës, Veriu dhe Jugperëndimi mbeten me vranësira të dendura, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Qendrore dhe atë Jugore.