‘Keni dalë kundër PD-së e na shkaktuat mjaft dëme!’ Indrit Sefa denoncon ‘SMS e Bashës’ që po bën lëmsh demokratët

‘Keni dalë kundër PD-së e na shkaktuat mjaft dëme!’ Indrit Sefa denoncon ‘SMS e Bashës’ që po bën lëmsh demokratët

Një mesazh në emër të Lulzim Bashës po u shpërndahet anëtarëve të Partisë Demokratike. Denoncimin e ka bërë përfaqësuesit ligjor i PD-së, Indrit Sefa i cili thotë se përmes Call Center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që s’kanë lidhje me PD-në në kuadër të një fushate dezinformuese që vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar.

Sipas Sefës rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

‘Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë. 29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.’- shkruan Sefa.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 28/07/2023 09:21

    me bashen ne fitore do shkoni me patjeter hahahaha

    Përgjigju
  • Italia si moter: 27/07/2023 19:51

    E more Indrit ,ti kerkon te justifikosh lulushin por mesazhi eshte i vertet ,nuk arij ta kuptoj si mundet qe nje person si lulushi ta zgjidhni prap kryetar ,nje hajdut qe vodhi rrugen e kombit ,nje vrase qe dha urdher te vrase 4 vete ne bulevard ,nje tradhetar ar shiti detin te greku per ikteresat e tij ,nje mashtrues qe ju merte euro personave qe i beri deputet ,nje tradhetar qr me parate ruse lobonte per te bere nje fotografi dhe te kuronte biografin e tij te ndyre me parat ruse nga oligarke rus ,a mundet njejete kryetar nje perso qe bleu 5 vila ?nga i buron gjithe kjo pasuri ? Turp prr ju qe e perkrahni sepse shikoni karige tuaj qe ju leviz .asnjehere nuk keni per te ardhur ne pushtet se populli nuk haron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?