Keni frikë se iu humbet qeni apo macja? Telekom Albania sjell qaforen risi My Pet

Nëse keni kafshë shtëpiake dhe keni frikë se mos iu humbasin, gjurmuesja My Pet vjen në formën e një qaforeje e cila iu ndihmon të monitoroni kafshën tuaj me anë të një aplikacioni celular. Kjo pajisje e re u provua në një aktivitet të organizuar në mjediset e Vet Hospital, ku ishin mbledhur adhurues të kafshëve së bashku me miqtë e tyre më besnikë. Sibel Pipa, përfaqësuese e Telekom Albania na tregon më tepër për këtë risi që vjen në tregun shqiptar.

Jemi mbledhur këtu me të gjithë kafshëdashësit dhe me gjithë ata që kanë qen My Pet. Do u japë mundësi atyre që kanë qenin që ta ndjekin kudo që janë, si lëviz, ku shkon, nuk kanë pse tremben se mos u humbet, pasi mjafton që të hapin aplikacionin në telefon dhe e shikojnë vendndodhjen Live.

Sibel Pipa-Telekom Albania

Në festën e organizuar nuk kishin si të mungonin edhe veterinerët. Një prej tyre, Emre Aslan shprehet se është shumë i kënaqur që tashmë është gjetur një zgjidhje për të gjithë klientët që i druheshin humbjes së kafshëve të tyre

Kemi dy vite që punojmë dhe jemi të lumtur që Telekom na solli një produkt të ri. Shumica e klientëve na pyesnin si mund t'i gjenim kafshët kur humbnin. Është shumë e thjeshtë të ndjekin kafshën e tyre me qaforen. Ata mund të vijnë në spitalin tonë për tu treguar një version si funksionon qaforja

Emre Aslan

Telekom Albania zhvilloi edhe një konkurs, në të cilin fituesja mori si dhuratë një qafore My Pet për qenin e saj. Për pjesëmarrësit është shumë e rëndësishme dashuria pa kushte që ata kanë për kafshët e tyre

Kënaqësi, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjesi që vetëm nëse e ke mund ta kuptosh. Njw dashuri e papërshkrueshme, pa interes

Qytetarë

My Pet nuk të ndihmon vetëm të gjesh vendndodhjen e kafshës tuaj, por gjithashtu edhe të përcaktoni zonat e sigurisë si dhe të merrni njoftime në rast se kafsha largohet nga zona e sigurisë.

 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nari katunari: 10/05/2018 23:47

    Çoni ca qafore ne parlament se mos na humbin parlamentaret tani para vitingut

    Përgjigju
  • Hasani: 10/05/2018 23:46

    I vini edhe deleve lopeve pulave rosave dhe patave qafore se mos ju humbin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë