Ekspozita ‘Mbro & promovo’ në kangjellat e presidencës, promovohet trashëgimia kulturore

TIRANË- Një kërkim fotografik, ndonëse në dukje i thjeshtë, por që përcjellë identitetin shqiptar edhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore mund të vizitohet këto ditë nga turistët e huaj edhe vendas në ‘muzeun në qiell të hapur’ tek kangjellat e Presidencës së Republikës së Shqipërisë. Janë të rinj shqiptarë edhe të huaj autorët e 10 fotografive, të përzgjedhura pas konkursit “Mbro dhe promovo”, që nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre kanë sjell monumente historike nga Jugu në Veri, por edhe bukuri të rralla natyrore në këtë ekspozitë lëvizëse. Drejtoresha e revistës “Art & Trashëgimi”, Ilda Mara teksa flet për qëllimin e konkursit disavjeçar të “Mbro dhe promovo” ndalet edhe tek kontributi, që ka kjo ekspozitë për të rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerat edhe bukuritë e vendit tonë.

“Ne kemi qenë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këtë edicion të tretë. Ka pasur 63 pjesëmarrës, nga të cilat u përzgjodhën 10 foto. Ajo që kemi vënë re është se interesi i të rinjve ka qenë përherë edhe në rritje. Ndërkohë, që ka një lloj vazhdimësie edhe interesi çdo vite, sepse të rinjtë janë të ndërgjegjshëm për vlerat që kemi. Prandaj, kjo ekspozitë ka një vazhdimësi, pikërisht sepse përgjigja është pozitive”, shprehet Mara.

Fotografia fituese në këtë konkurs, është “Sarda mesjetare shqiptare, ishulli i Shurdhahut,   Vaut të Dejës” e studentit  polak të arkeologjisë Michal Pisz. Pisz në kuadër të misionit arkeologjik franko-shqiptar në Luginën e Drinit ka fotografuar gjurmë mesjetare në ishullin e Shurdhahut në lumin Drin, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës, në liqenin artificial te Vaut të Dejës. 

 “Ajo që kemi vënë re është se kemi një shumëllojshmëri monumentesh edhe shumëllojshmëri fotosh me bukuri natyrore në vendin tonë. Fokusi ka qenë i ndryshëm, që nga kalaja e Gjirokastrës, Kullat e Veriut apo të Jugut edhe kalaja e Lezhës. Ajo që na ka shtyrë që ta vëmë në pah këtë konkurs, është që të vëmë në pah edhe vlerat e harruara. Por në finale ishim shumë të lumtur, fotografia fituese është e një studenti nga Polonia, që ka qenë pjesë e misionit franko-shqiptar drejtuar nga Etleva Nallbani, është një arkeolog, që merret me trashëgiminë edhe ka interes të drejtpërdrejtë mbi këtë fushë”, vijon Ilda Mara, drejtoreshë e revistës “Art & Trashëgimi”.

Fotot konkurruese në edicionin e tretë të “Mbro & Promovo” u seleksionuan dhe vlerësuan nga një juri profesionistësh e përbërë prej fotografes franceze Françine Carpon,  Ilda Mara, drejtoreshë e Argjiros, Lejla Hadiç, drejtoreshë e Cultural Heritage Ëithout Borders- Shqipëri, historiani Mesut Tufan, ish, drejtor i “SIPA Press” në Neë York dhe Paris, Ardian Isufi, Dekan i Arteve Figurative ne  Universitetin e Arteve Tirane,  Eliza Hoxha, Arkitekte, Arber Kadia, kurator, Blerina Berberi, drejtoreshe e Ekphrasis Studio, Romain Bijard, Patrimoine sans Frontieres,  arkitektja Irsida Bejo, si dhe Andi Tepelena,  drejtori i “Art Kontakt”.

Finalistët e edicionit të tretë janë:

“Kullat tona”, Kukës,  Artur Kurtallari, Shqipëri

“Qeparo, Porta e Labërisë”, Vlorë, Adonel Myziri, Shqipëri

“Qytetërime në agoni, porta e Pashait”, Berat,  Ermira Çobo, Shqipëri 

“Apollonia”, Fier,  Rikela Fusha, Shqipëri  

“Kulla e Sahatit”, “Kalaja e Gjirokastrës”, Sylë Tafilaj, Kosovë

“Parku Kombëtar i Butrintit”, Sarandë, Arjan Mavriqi, Kosovë

“Sarda mesjetare shqiptare,  ishulli i Shurdhahut, liqeni artificial i Vaut të Dejës”,  Michal Pisz, Poloni

“Kalaja e Lezhës”, Klodian Lilo, Shqipëri

“Fortifikimi i Kalasë së Lezhës”,  Helidon Sokoli, Shqipëri

“Teatri  Kombëtar”, Tiranë,   Ana Pekmezi, Shqipëri -  CHëB

Konkursi dhe ekspozita  “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës Art & Trashëgimi dhe CHëB  Shqipëri. Pas Presidencës do të udhëtojë në Gjirokastër, në Shkodër dhe më pas në Berat.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë